Drejtori i OSHEE në Lezhë, Andi Marku, është larguar nga posti që mbante prej janarit të këtij viti. Burime bëjnë me dije se dorëheqja e tij është paraqitur ditën e sotme pranë Drejtorisë Rajonale në Shkodër, ndërsa ende nuk dihen motivet që e çuan në këtë vendim.
Aktualisht nuk është bërë e ditur se kush do të jetë pasuesi në krye të OSHEE-së së Lezhës, një institucion që prej kohësh është karakterizuar nga lëvizje të shpeshta në drejtimin e tij.


