Dumani:Kemi prova te rendesishme per krimet zgjedhore. Padite e partive te paplota.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka raportuar mbi ecurinë e hetimeve për parregullsitë në procesin zgjedhor, duke bërë me dije se janë ndërmarrë një sërë kontrollesh në banesa, zyra dhe ambiente të tjera, në kuadër të dyshimeve për veprimtari të paligjshme që mund të kenë ndikuar në rezultatin e votimeve.

Sipas tij, janë ekzekutuar 20 urdhra gjykate që kanë mundësuar ushtrimin e kontrolleve në disa lokacione, nga ku janë sekuestruar dokumente dhe materiale që konsiderohen prova të rëndësishme për vijimin e hetimeve.

“Janë ushtruar disa kontrolle në banesa, zyra dhe ambiente të tjera. Janë sekuestruar prova të rëndësishme. Por sfidat nuk mungojnë. Kallëzimet e depozituara nga partitë politike në SPAK kanë qenë të paplota dhe të pamjaftueshme për të ndërtuar një hetim të plotë,” deklaroi Dumani.

Në këtë kuadër, ai theksoi nevojën për më shumë ndërgjegjësim qytetar dhe bashkëpunim përmes denoncimeve të drejtpërdrejta, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në zbulimin e shkeljeve zgjedhore, nën mbrojtjen ligjore që garanton SPAK për dëshmitarët.

Kujtojmë se më herët, dy operacione të zhvilluara nga SPAK në Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësinë e Madhe, para dhe pas ditës së zgjedhjeve, çuan në ndalimin e disa personave, ndërsa në fokus të hetimeve ka qenë edhe një kryebashkiak, i cili është thirrur për t’u marrë në pyetje.bashkëpunojnë me drejtësinë.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!