Dy familje mbeten pa strehë pas një zjarri në lagjen “Liria” të Shkodrës


Një zjarr i përmasave të mëdha ra dje në lagjen “Liria” të qytetit të Shkodrës, duke lënë pa strehë dy familje me gjithsej 13 anëtarë. Flakët përfshinë banesat brenda pak minutash, duke shkrumbuar çdo gjë që kishin brenda.

Sipas dëshmive të banorëve, zjarri u përhap me shpejtësi dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, dëmet materiale janë të mëdha. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Familjet e prekura ndodhen aktualisht në kushte të vështira dhe kërkojnë ndihmë nga autoritetet lokale për strehim dhe mbështetje emergjente.

Banorët e zonës bëjnë apel për solidaritet dhe për ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia Shkodër për të ndihmuar familjet që kanë mbetur në rrugë.


Lajme te tjera

error: Content is protected !!