Në mjediset e Qendrës Rinore “Atelie” në Shkodër u zhvillua promovimi i dy librave të shkrimtarit shkodran, Adnan Ramadani, i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autori, që krijon nën pseudonimin Xhabir Tabaku, solli para publikut vëllimin poetik “Tre mbas mesnate” dhe përmbledhjen me proza “Letra nga çmendina”.
Në krijimtarinë e tij trajtohen tema të ndryshme, ndërsa malli për vendlindjen zë një vend të veçantë dhe ndjehet fuqishëm në vargjet e autorit.
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, Zija Vukaj, vlerëson krijimtarinë e Ramadanit, duke e cilësuar atë si një kontribut me vlerë në letërsinë shqiptare.
Takimi u shoqërua me interpretime artistike nga figura të njohura të qytetit, të cilat i dhanë mbrëmjes një atmosferë të veçantë kulturore.