E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, ku në fokus të diskutimeve ka qenë lufta kundër krimit ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se gjatë takimit, VanHorn ka vlerësuar bashkëpunimin e SPAK në luftën kundër këtyre fenomeneve.

Po ashtu, ambasada e SHBA shkruan se VanHorn ka vlerësuar edhe “guximin dhe angazhimin” e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale.

Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, thuhet në postim.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!