“Qyteti flet përmes zërit tonë” është titulli i ekspozitës fotografike e çelur në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës, ku 30 fotografi bardh e zi, të realizuara nga të rinj të qytetit, sjellin histori, identitet dhe detaje nga përditshmëria shkodrane.
Tematikat e fotove reflektojnë jo vetëm qasjen kreative të autorëve të rinj, por edhe lidhjen e tyre me historinë, traditat dhe atmosferën e qytetit të Shkodrës.
Aktivitete të tilla vlerësohen si dëshmi e përpjekjeve për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore, duke përfshirë brezat e rinj në këtë mission.
Kjo nismë artistike, e organizuar nga Qendra Rinore “Atelie” me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Qendrës për Hapje dhe Dialog, synon të ofrojë një platformë shprehjeje për të rinjtë përmes artit të fotografisë.