Emrat/ U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë


Të arrestuarit në kuadër të operacionit të gjerë ndërkombëtar antidrogë, i koduar “Ura”, do të paraqiten sot përpara Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të shqyrtohet dhe vendoset masa e sigurisë për secilin prej tyre.

Operacioni, i organizuar nga SPAK në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe strukturat shqiptare të rendit, çoi në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të kokainës dhe shumave të mëdha parash. Në pranga ranë 28 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Lista e të arrestuarve në operacionin “Ura”:

  1. Indrit Tafili
  2. Orget Shqevi
  3. Artan Sulejmani
  4. Orges Molla
  5. Sueld Elezi
  6. Ekil Nderjaku
  7. Hasan Nderjaku
  8. Altin Morina
  9. Armand Tragaj
  10. Rando Aliu
  11. Musa Korça
  12. Alfred Hysa
  13. Altin Pjetri
  14. Ligor Çombashi
  15. Edmond Çupi
  16. Naim Behluli
  17. Edison Cukaj (Çukaj)
  18. Serxhio Shkodra
  19. Bexhed Mema
  20. Emri Hysenaj
  21. Artuar Shkoza
  22. Sokol Istrefi
  23. Ervin Zeqiri
  24. Gezim Thartori
  25. Ledio Bardhi
  26. Juxhin Drazhi
  27. Erind Lasku
  28. Elvis Doçi (i njohur si “Visi i Pojës”)

GJKKO pritet të japë vendimet për masat e sigurisë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka paralajmëruar zgjerim të hetimeve.

ShkodraSot do të vijojë të raportojë me përditësime të reja nga seanca dhe zhvillimet e këtij operacioni që ka tërhequr vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lajme te tjera