EMRAT/ U gjetën 131 kg drogë në kamionin nga Bosnja, pezullime në doganën e Hanit të Hotit

U gjetën 131 kg drogë në kamionin nga Bosnja / Ja çfarë pësojnë dy punonjës të policisë në doganën e Hanit të Hotit

Dy punonjës policie në doganën e Hanit të Hotit janë të dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Besmir Qershia me detyrë ndihmës specialist në kontroll është pezulluar nga detyra pas vendimit të gjykatës.

Ndërkohë Elvis Kuti me detyrë trupë shërbimi në doganën e Hanit të Hotit është lënë me masën “detyrim paraqitje” nga gjykata.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore SHKB ekzekutoi këto dy vendime të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Dy punonjësit e policisë janë të dyshuar për një ngjarje të 5 shtaorit të këtij viti ku në një kamion me targa të Bosnje Hercegovinës pasi janë kryer procedurat e daljes nga Shqipëria, pala malazeze ka gjetur në atë kamion 114 pako PVC me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me marijuanë me peshë bruto 131.7 kg.

Ja njoftimi i plotë i SHKB:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenet 242 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Besmir Qershia, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.

Elvis Kuti, me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të thelluara me metoda speciale, në lidhje me ngjarjen e datës 05.09.2025, ku një kamion me targa të Bosnjë- Hercegovinës pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë është ndaluar nga policia malazeze.

Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me lëndën narkotike mariuhanë, me peshë bruto 131.7kg.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!