EMRI-Arrestohet 50-vjeçari nga Malësia e Madhe, dyshohet se kultivoi 1600 bimë narkotike me familjen

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Gjeto Çekaj, 50 vjeç, i dyshuar për kultivimin e një sasie të konsiderueshme bimësh narkotike në Malësinë e Madhe.

Sipas specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndaj Çekajt është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Hetimet kanë treguar se 50-vjeçari, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1600 bimë narkotike në një sipërfaqe toke pranë banesës së tyre në fshatin Aliaj. Bimët narkotike u zbuluan dhe u asgjësuan nga shërbimet e policisë më datë 06.09.2025.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!