Vijon operacioni “Neonët 6”, arrestohet 49-vjeçari Helidon Marku
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën me dije se vijon operacioni policor i koduar “Neonët 6”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ndaluar shtetasin Helidon Marku, 49 vjeç, i dyshuar për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim; “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sipas policisë, 49-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi”, e cila shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, duke përdorur pajisje që furnizoheshin përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Helidon Markut, më datë 08.01.2025, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë sportive pneumatike pa numër serial, municion luftarak si dhe një automjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia bën me dije se vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. V., 35 vjeç, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.


