Emri/ Lëvizje të reja në radhët e Policisë së Shtetit – ndryshime në drejtimin e Komisariatit të Malësisë së Madhe

Janë bërë publike ndryshimet më të fundit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, që përfshijnë disa qarqe të vendit, përfshirë edhe Malësinë e Madhe.

Në kuadër të riorganizimeve të brendshme, Kryekomisari Mariglen Duçi, i cili deri tani mbante detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, është transferuar dhe do të ushtrojë detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Dibër.

Në vend të tij, në krye të Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe është emëruar Komisar Klaudio Zhupa, i cili më parë ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Ndryshimet përfshijnë edhe disa emërime të tjera në drejtori të ndryshme të vendit:

Kryekomisari Nertila Meta, nga specialist në Sektorin kundër dhunës në familje në Drejtorinë për Krimet në Volum, emërohet Shefe Komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd (DVP Elbasan). Kryekomisari Elton Halili, nga Shef Komisariati në Librazhd, transferohet Shef Komisariati Bulqizë (DVP Dibër).

Kryekomisari Edvin Peçi, nga Shef Komisariati në Bulqizë, emërohet Shef Komisariati nr. 6 në Tiranë. Kryekomisari Erdit Rrëçeku, nga Shef Komisariati nr. 6, emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan. Kryekomisari Altin Lila, nga Shef Komisariati në Dibër, emërohet Specialist për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPPSH.

Këto lëvizje janë pjesë e procesit periodik të rotacionit dhe riorganizimit në Policinë e Shtetit, që synon rritjen e efikasitetit, forcimin e strukturave lokale dhe shkëmbimin e eksperiencave mes drejtuesve të terrenit.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!