EMRI/ Mbolli qindra rrënjë kanabisi, arrestohet 57-vjeçari në Malësinë e Madhe

Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivimin dhe shitjen e narkotikëve në Bajzë

Shkodër, 28 Dhjetor 2025 – Një 57-vjeçar, i identifikuar si Aleksandër Malaj, është arrestuar nga policia pas shpalljes në kërkim. Ai u kap dhe u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në kuadër të një operacioni për lokalizimin e personave në kërkim.

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy akuza të rënda: Kultivimi i bimëve narkotike dhe Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Sipas Policisë, Malaj dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e një sasi të konsiderueshme bimësh narkotikë. Më 18 shtator 2025, shërbimet e Policisë kanë zbuluar dhe asgjësuar 780 bimë narkotike kanabis në zonën e Bajzës, që dyshohet të jenë kultivuar nga një grup i strukturuar.

Detajet e operacionit

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe organizuan një operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në kuadër të këtij operacioni, Aleksandër Malaj u kap dhe u arrestua.

Ai tashmë ndodhet në burg, ndërsa materialet përkatëse procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër për veprime të mëtejshme.

Home » Kronike » EMRI/ Mbolli qindra rrënjë kanabisi, arrestohet 57-vjeçari në Malësinë e Madhe

Lajme te tjera

error: Content is protected !!