Velipojë – Vihet në pranga 47-vjeçari për konflikt dhe armë pa leje
Velipojë, 14 janar 2026 – Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë së Velipojës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Shtetasi Ndrek Sallaku, 47 vjeç, u arrestua pasi u konfliktua fizikisht për motive të dobëta me një 42-vjeçar në fshatin Gomsiqe. Nga përplasja, 42-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Gjatë kontrollit në banesën e Sallakut, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë që ai e posedonte pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë vepruan menjëherë pas njoftimit për konflikte mes dy shtetasve dhe organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.


