EMRI-Udhëtonte si pasagjer në taksi me pistoletë në brez, pranga 30-vjeçarit shkodran

Një 30-vjeçar nga Shkodra ka përfunduar në pranga pasi u kap i armatosur gjatë një kontrolli policor në aksin Lezhë–Shkodër.

Në kuadër të operacionit të koduar “Tranziti”, shërbimet e Policisë së Lezhës arrestuan Gledis Ustabeqirin, 30 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas njoftimit zyrtar, në afërsi të rrethit të Shëngjinit, policia ndaloi një automjet taksi ku i riu udhëtonte si pasagjer. Gjatë kontrollit fizik, Ustabeqirit iu gjet një armë zjarri pistoletë, me dy krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan menjëherë në cilësinë e provës materiale.

Arma e sekuestruar do t’i nënshtrohet ekzaminimeve në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Lezhës, e cila do vijojë procedurat për zbardhjen e plotë të rastit.


Ustabeqiri rezulton me te kaluar kriminale pasi eshte arrestuar edhe ne vitin 2020

Gledis Ustabeqiri, një 26-vjeçar nga Shkodra, është arrestuar nga policia për një ngjarje të 20 shkurtit të këtij viti. Kjo për shkak se Ustabeqiri, sipas policisë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti me një person tjetër, ndërsa më pas është larguar.

Më konkretisht ai ishte shpallur në kërkim pasi në vendin e quajtur “Parrucë” në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML”, së bashku me një shtetas tjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!