Meshën e udhëhoqi imzot Ionut Paul Strejac, i deleguari me punë i Vatikanit
Në Bazilikën e Nanës së Këshillit të Mirë u kremtua mesha e shenjtë me rastin e festës së Zojës së Papërlyer, një nga festat më të rëndësishme për besimtarët katolik. Meshën e udhëhoqi imzot Ionut Paul Strejac (Jonut Pol Strejak), i deleguari me punë i Vatikanit. Në fjalën e tij, ai tha se Maria është si një urë që ka lejuar Zotin të vijë mes nesh dhe ajo na lidh gjithashtu ne me krijuesin.


