“Gëzuar Bajramin” nga oborri i Kishës: Kjo ndodh vetem ne Shkoder !

Në qytetin e Shkodrës, ku historia, kultura dhe besimi ndërthuren natyrshëm, shpesh ndodhin gjëra që vërtet të prekin. Një prej tyre është edhe momenti i veçantë që aktori i njohur Astrit Fani ndau sot me ndjekësit e tij, me rastin e Kurban Bajramit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Kjo ndodh vetëm në Shkodër❤️

Jemi në Panairin e librit ‘Libri të ban të lirë’, organizuar në ambientet e Kishës së Madhe.

Këtu, takoj, autorë, përkthyes, botues dhe dashamirës të librit që janë të besimit mysliman.

Në oborrin e kishës ne i urojmë njëri-tjetrit. Gëzuar Bajramin!

Kjo ndodh vetëm në Shkodër❤️

Një panair libri i mbajtur në ambientet e Kishës së Madhe kthehet në një vendtakimi kulturor dhe shpirtëror, ku përtej librave dhe mendimeve, ndodhin urime të sinqerta mes besimtarëve të feve të ndryshme. E në këtë rast, është një akt simbolik – besimtarë myslimanë që urojnë Bajramin në oborrin e një kishe katolike, të mirëpritur dhe të respektuar.

Shkodra, e njohur për harmoninë ndërfetare, vazhdon të dëshmojë se bashkëjetesa nuk është vetëm fjalë, por një realitet i prekshëm, që përsëritet natyrshëm në jetën e përditshme të qytetarëve.

Në kohë kur ndarjet fetare shpesh keqpërdoren për qëllime politike apo ideologjike, Shkodra jep një mësim fisnikërie dhe respekti, ku feja dhe kultura nuk përjashtojnë, por bashkëjetojnë.

Lajme te tjera