Gjatë 24 orëve, nga Muriqani kanë kaluar 7638 shtetas

Kjo e dielë ka sjellë fluks të shtuar në hyrje dhe në dalje të Pikës Kufitare të Muriqanit. 

Radhë u krijuan në dalje të kufirit, dhe autoritetet thonë se fluksi është rritur këtë të dielë, pasi shqiptarët preferojnë këtë fundjavë Malin e Zi.

Burime zyrtare nga kjo pikë kalimi bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit kanë kanë kaluar gjithsej 7638 shtetas, nga këto 3971 në hyrje të Shqipërisë dhe 3667 në dalje, si dhe 2655 automjete, 1424 në hyrje dhe 1231 në dalje.

Fluksi i shtuar lidhet kryesisht me fundjavën dhe motin e mirë, që ka nxitur lëvizjet për qëllime turistike dhe familjare.

Aktualisht, kalimi kryhet pa vonesa të konsiderueshme, por autoritetet këshillojnë udhëtarët të planifikojnë udhëtimin duke marrë parasysh rritjen e fluksit.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!