Ditët e fundit ka nisur kthimi i emigrantëve që ishin me pushime, drejt vendeve ku jetojnë e punojnë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 48 orëve të fundit vetëm nga Muriqani kanë qarkulluar mbi 43 mijë qytetarë, nga të cilët rreth 30 mijë në dalje, fluks që pritet të vazhdojë deri në javën e parë të shtatorit.