Gjatë muajve qershor-korrik, në territorin e Bashkisë Shkodër janë regjistruar rreth 200 vatra zjarri, por është bërë e mundur që të vendosen nën kontroll pa shkaktuar dëme të mëdha, pohojnë drejtuesit e repartit të zjarrfikësve. Ata theksojnë se personeli dhe mbi 8 automjete janë në gatishmëri për çdo rast, ndërsa bëjnë thirrje qytetarëve që të njoftojnë menjëherë sapo të konstatojnë raste zjarri.