Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, ish-gjyqtari shkodran del i pafajshem

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e prokurorisë dhe ka lënë në fuqi vendimin e Apelit, i cili në vitin 2022 shpalli të pafajshëm ish-gjyqtarin shkodran Admir Thanza.

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, vendimi është dhënë nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë. Thanza ishte vënë nën hetim dhe më pas ishte dënuar fillimisht për falsifikim, me argumentin se nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit, pasi dyshohej për mosdeklarimin e një vendimi të mëparshëm të gjykatës italiane.

Megjithatë, Gjykata e Apelit nuk e gjeti të provuar akuzën dhe e shpalli të pafajshëm, duke rrëzuar qëndrimin e prokurorisë. Vendimi u konfirmua tashmë edhe nga Gjykata e Lartë, e cila la në fuqi pafajësinë e ish-gjyqtarit shkodran, duke mbyllur përfundimisht procesin ndaj tij.

Home » Aktualitet » Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, ish-gjyqtari shkodran del i pafajshem

Lajme te tjera

error: Content is protected !!