Hajrush Ziberi (1968-1992) i riu shqiptar nga Shkupi, u ly me benzinë dhe u dogj i gjallë nga forcat serbe

Hajrush Ziberi (1968-1992) i riu shqiptar nga Shkupi, u keqtrajtua rëndë, u ly me benzinë dhe u dogj i gjallë nga forcat serbe “Tigrat e Arkanit” në Bijelinë, Bosnjë dhe Hercegovinë, ku punonte për bukën e gojës. Fotoja e tij me duart e ngritura është dëshmi e pafajësisë së vrarë dhe mbetet simbol i dhimbjes së një populli. 🕊️🇦🇱

Prandaj kurrë nuk duhet të harrojmë historinë!

Duhet t’i përmendim gjithmonë emrat e martirëve tanë, që sakrifica e tyre të mos shuhet kurrë nga kujtesa. Ata na kujtojnë se gjaku shqiptar është derdhur për liri dhe dinjitet, dhe se është detyrë e secilit prej nesh ta mbajë gjallë këtë kujtim.

Mos harro, kujto dhe ndero – se historia përsëritet vetëm kur populli harron! 🇦🇱

Burimi: shqip.info

Lajme te tjera

error: Content is protected !!