Humbi jeten pasi ra ne humnere ne Puke. Babai i 3 femijeve, punonte ne mirembajtjen e rrugeve…

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në aksin Qafë Mali – Fierzë, nga Fushë-Arrëzi drejt Tropojës, pranë zonës së njohur si “Shkëmbi i Dardhës”.

Viktima është Prendush Uka, 51 vjeç, i cili po kthehej në banesë kur automjeti që drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, Uka mbijetoi për afro tre orë pas aksidentit, deri në momentin kur u pa nga dy të rinj të zonës. Ata kanë njoftuar menjëherë banorët e tjerë, si dhe policinë e zjarrfikësit, të cilët nisën aksionin për nxjerrjen e trupit nga gremina.

Në momentin e mbërritjes së zjarrfikësve, Uka kishte ndërruar jetë, ndërsa nxjerrja e trupit nga terreni i thepisur u bë e mundur pas mesnatës, në një aksion shumë të vështirë.

Policia njofton se humbja e kontrollit të automjetit dyshohet të ketë qenë shkaku i aksidentit tragjik. Ndërkohë, mjeti ende nuk është gjetur, pasi ka përfunduar në greminë.

Segmenti Qafë Mali – Fierzë konsiderohet një ndër më të rrezikshmit në veri të vendit, për shkak të terrenit të vështirë, ndonëse ka statusin e rrugës nacionale.

Prendush Uka, baba i tre fëmijëve, punonte në mirëmbajtjen e rrugëve.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!