Këtë të shtunë, besimtarët katolik kremtuan festën e shenjtë të Shën Kollit. Në kishën që mban emrin e këtij shenjti në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë nga presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Gjergj Meta. Gjatë fjalës së tij, imzot Meta tha se ne nuk kemi asgjë në pronë, por jemi vetëm administrator të diçkaje që nuk është e jona. Për këtë, imzot Meta tha se duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin.
Imzot Gjergj META – President i Konferencës Ipeshkvnore
Shën Nikolli është një ndër shenjtorët e dëshmitarët e Krishtit më të nderuar nga besimtarët e krishterë. Shën Nikolla u dallua për kujdesin dhe ndihmën për të varfërit.
https://www.facebook.com/share/v/14M86FFv5f8/


