Interes i lartë i të rinjve për programin e vetëpunësimit. AKPA Shkodër regjistron 104 aplikime për grantet 2025

Programi i vetëpunësimit, i zbatuar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësimit Profesional, po vijon për të pestin vit radhazi në Shkodër.

Për grantet e vitit 2025, pranë Drejtorisë Rajonale të AKPA në Shkodër, kanë aplikuar 104 persona, shumica prej tyre të rinj nën moshën 35 vjeç.

Kjo është shifra më e lartë e aplikimeve që nga nisja e programit, dhe rritja e interesit lidhet kryesisht me faktin se këtë vit vlera e grantit është dyfishuar  deri në 1 milion lekë të reja nga 500 mijë që ishte vitet e mëprashme.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale  të Punësimit në Shkodër bëjnë të ditur se projektet e propozuara nga aplikantët, për grantet e këtij viti, janë kryesisht të orientuara drejt shërbimeve në komunitet.

Nga 104 aplikantë për grantet e ketij viti, janë përzgjedhur 84 kandidatë që plotësonin kriteret si punëkërkues të papunë dhe që aktualisht po ndjekin trajnimin për hartimin e planeve të biznesit.

 Pas përfundimit të trajnimit, brenda muajit nëntor, kandidatët do të dorëzojnë planet e tyre pranë Drejtorisë Qendrore të AKPA, e cila gjatë muajit dhjetor do të shpallë projektet fituese.

Gjatë katër viteve të para të zbatimit të programit, në qarkun e Shkodrës kanë përfituar nga grantet deri në 500 mijë lekë gjithsej 111 punëkërkues të papunë

Lajme te tjera

error: Content is protected !!