Një person kërcënon punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Burime bëjnë me dije se personi në fjalë, Gentian Mali, është shoqëruar në polici, pasi është shprehur kundrejt punonjësit të sigurisë “jeni për tu vrarë të gjithë”.
Ai ishte në Gjykatën e Apelit, pasi i vëllai i tij kishte një gjyq penal. Burime bëjnë me dije se qytetari ka kërkuar informacion pasi ishte gjyqi i të vëllait. Por, ai ka qenë duk epritur pasi roja që do të bënte kontrollin nuk ishte për momentin aty.
Qytetari është nervozuar duke pritur pasi ishte shofer furgoni për fëmijët dhe sipas tij po vonohej pasi i kalonte orari. Janë shoqëruar në komisariat dhe asnjëri prej tyre nuk do ta ndjekë apo të bëj kallëzim.


