Jetë në varfëri dhe harresë: Familja Gjoni në Gorre kërkon ndihmë urgjente


Kurbin – Në një shtëpi të rrënuar nga tërmeti i vitit 2019, mes lagështirës dhe kushteve të rënda jetese, familja Gjoni nga fshati Gorre përballet çdo ditë me varfëri ekstreme dhe probleme të shumta shëndetësore.

Nëna e tre fëmijëve, mes lotësh, rrëfen përditshmërinë e vështirë që përjeton familja. Djali i vetëm është i paralizuar, njëra nga vajzat vuan nga probleme me shikimin, ndërsa kryefamiljari është i sëmurë dhe i paaftë për punë. Familja mbahet vetëm me pensionin e invaliditetit të djalit dhe pensionin e gjyshit 85-vjeçar – e vetmja burim të ardhurash për të mbijetuar.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019, që la pas dëme të mëdha në banesë, por ndihma institucionale ka munguar plotësisht. Nëna shprehet se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga institucionet, ndërsa çdo ditë është një betejë për të siguruar ushqimin dhe ilaçet.

Kushtet e jetesës kanë ndikuar edhe tek fëmijët. Vajza e madhe është detyruar të braktisë ëndrrën për të ndjekur arsimin e lartë për shkak të pamundësive ekonomike, ndërsa e vogla përballet çdo ditë me vështirësi për shkak të problemeve të shikimit.


Apeli i familjes Gjoni: Ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Kurbinit

Familja bën thirrje për ndërhyrjen urgjente të Bashkisë së Kurbinit, për rikonstruksionin e banesës dhe ofrimin e mbështetjes sociale dhe shëndetësore. Pa ndihmë, tre fëmijët e kësaj familjeje rrezikojnë të humbasin edhe shpresën për të jetuar një jetë dinjitoze si bashkëmoshatarët e tyre.


Lajme te tjera

error: Content is protected !!