Kalaja e Rozafës thyen rekordin e vizitorëve në 2025, rritet turizmi kulturor në Shkodër

Kalaja e Rozafës ka shënuar një rekord historik vizitorësh gjatë vitit 2025, duke u vizituar nga 178 492 persona, një tregues i qartë i rritjes së interesit për turizmin kulturor në veri të Shqipërisë.

Sipas të dhënave zyrtare, fluksi i vizitorëve ka ardhur në rritje të vazhdueshme, i nxitur nga promovimi i trashëgimisë kulturore, përmirësimi i infrastrukturës dhe restaurimet e realizuara vitet e fundit në monumentet historike të zonës. Kalaja e Rozafës, një nga simbolet më të rëndësishme të historisë dhe identitetit shkodran, mbetet destinacioni kryesor për turistët vendas dhe të huaj.

Paralelisht me rritjen e vizitave, Shkodra po njeh zhvillim të qëndrueshëm edhe në akomodimin tradicional, përmes restaurimit dhe rikthimit në funksion të shtëpive karakteristike shkodrane, të cilat ofrojnë eksperienca autentike për vizitorët. Këto bujtina tradicionale po kthehen në një shtyllë të rëndësishme të ofertës turistike, duke lidhur trashëgiminë kulturore me ekonominë lokale.

Home » Kulturë & Art » Kalaja e Rozafës thyen rekordin e vizitorëve në 2025, rritet turizmi kulturor në Shkodër

Lajme te tjera

error: Content is protected !!