Kampionati i parë Shqiptar i Masazhit / Eveniment promovues i teknikave manuale…

Në qytetin e Shkodrës u zhvillua edicioni i parë i Kampionatit Shqiptar të Masazhit, një ngjarje unike që mblodhi 70 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe shtete të tjera.

Organizatorja e këtij eventi, Vitjola Petani, u shpreh se kjo veprimtari i shërben promovimit të teknikave manuale të terapisë dhe masazhit, duke krijuar një atmosferë të veçantë për të pranishmit.

Synimi është që ky kampionat të kthehet në një traditë të përvitshme, duke vendosur Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të këtij profesioni.

Ky kampionat shënoi fillimin e një kapitulli të ri që synon të rrisë standardet profesionale dhe të frymëzojë brezin e ri të terapeutëve.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!