Kanceri i Gjirit / Neser vizita dhe ekzaminime falas për vajzat dhe gratë në Anën e Malit

Rotary Club Shkodër, me mbështetjen e Rotary Club Austin dhe në bashkëpunim me NJVKSh, organizon vizita dhe ekzaminime falas për vajzat dhe gratë nesër, më 11 tetor, në Qendrën Shëndetësore të Anës së Malit. Aktiviteti do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të realizohet nën përkujdesjen e doktoreshave profesioniste.

Kjo iniciativë vjen si pjesë e përkujtimit të Tetorit Rozë dhe ka për qëllim të heqë disa barriera për aksesin në kujdesin shëndetësor, duke e bërë atë më të arritshëm për gratë dhe vajzat në zonat rurale.

Siç shprehen organizatorët: “Ne kujdesemi për shëndetin e grave sot dhe në të ardhmen!”

Lajme te tjera

error: Content is protected !!