Një nga zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në Lezhë është edhe njësia administrative e Zejmenit. Prej një jave, dhjetëra hektarë tokë bujqësore në fshatrat Spiten dhe Tresh ndodhen nën ujë, i cili ne disa zona ka arritur deri ne 1 meter.
Fermerët shprehen të shqetësuar pasi nuk kanë më shpresë që mbjelljet e grurit dhe jonxhës të japin rendiment këtë sezon, për shkak te prezences se ujit per nje kohe te gjate ne tokat e tyre.Ata thone se kjo eshte nje situate e perseritur dhe asnjehere nuk jane kompensuar per demet e shkuktuara.
Sipas te dhenave tw strukturave te Mbrojtjes Civile me mbylljen e argjinature se çare te Lagunes se Vainit, niveli i ujit ka rene dhe siperfaqja e permbytur aktualisht eshte rreth 300 hektare.Nderkohe prej dy ditesh grupet e punes te Bashkise Lezhe kane dale ne terren dhe po verifikojne demet e shkaktuara nga permbytjet ne Njesite Administrative Kolsh, Shenkoll dhe Zejmen.


