Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama i prerë: Nuk e autorizojmë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e bërë të qartë se mazhoranca nuk ka ndërmend ta shqyrtojë atë.

Duke folur në podkastin e tij “Flasim”, Rama u shfaq i habitur nga ajo që e cilësoi si “nxitim” të prokurorëve për të kërkuar masa që i quajti “ekstreme”, ndërsa vuri në dyshim kohën dhe mënyrën e veprimit të SPAK-ut. Sipas tij, prokurorët nuk duhej t’i drejtoheshin Kuvendit pa pritur fillimisht shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar.

Në një tjetër dalje me tone ironike dhe leksione mbi shtetin e së drejtës, Rama deklaroi se “drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon”, ndërsa theksoi se shumica qeverisëse “nuk ka asnjë gjasë” të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut për masa të reja ndaj Ballukut.

Qëndrimi i kryeministrit bie në sy për kontrastin e fortë me deklaratat e mëparshme, kur SPAK ka hetuar apo arrestuar figura të tjera politike, përfshirë edhe nga radhët e Partisë Socialiste, raste në të cilat Rama e ka mbështetur hapur institucionin, duke e konsideruar si një sukses të reformës në drejtësi dhe një nga “krijesat” e Rilindjes.

Rama: Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie.

Home » Politike » Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama i prerë: Nuk e autorizojmë!

Lajme te tjera

error: Content is protected !!