Këshilli Ndërfetar kundër ligjit për barazinë gjinore, çfare do te ndodh nesër në Parlament…

Komunitete fetare në Shqipëri kanë shprehur edhe njëherë qëndrimin e tyre kundër ligjit për barazinë gjinore që pritet të kalojë nesër në Parlamemt me disa ndryshime të vogla por që janë në anën e shoqatave LGBT.

Kështu Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, rithekson edhe një herë qëndrimin e tij zyrtar, të shprehur në letrën dhe deklaratën e mëparshme, lidhur me projektligjin “Për barazinë gjinore” duke lënë në fuqi shkresën e 10 tetorit.

Ky këshill është kundër ligjit për barazinë gjinore që pritet të miratohet nesër në Parlament.

Fillimisht u mendua se në këtë ligj do të hiqeshin termat e kundërshtuar dhe të propozuar nga organizatat LGBT por siç duket termi i barazisë gjinore është lënë aty duke bërë disa ndryshime të vogla por që sërish janë në favor të shoqatave LGBT dhe kundër shoqërisë tradicionale shqiptare.

KNFSH qëndron i palëkundur në pozicionin e tij, siç është artikuluar qartë në dokumentin e dërguar më parë institucioneve përkatëse, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, të traditës shoqërore dhe morale shqiptare, si dhe të parimeve të besimeve tona fetare, në frymën e respektit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë mbetet i përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me institucionet shtetërore e shoqërinë civile, me synim forcimin e harmonisë ndërfetare dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!