Pas tri sezonesh rradhazi me fanellën e Besëlidhjes, mbrojtësi shkodran është bashkuar me ekipin e Shirokës, që këtë sezon pritet të jetë pjesë e Kategorisë së Tretë.
Dibra, i cili ka një eksperiencë të gjatë me skuadrën lezhjane, përfshirë edhe një periudhë 10-vjeçare më herët, ishte një nga shtyllat e Besëlidhjes në sezonet e fundit. Megjithatë, ndarja mes palëve ka ardhur në mënyrë miqësore dhe tashmë, ai do të jetë pjesë e një projekti të ri në qytetin e tij.
Kalimi te Shiroka shihet si një lëvizje e rëndësishme për klubin shkodran, që kërkon të ndërtojë një skuadër me futbollistë me përvojë. Gjithashtu, për Dibrën, kjo është një mundësi për të vijuar të kontribuojë në fushë, teksa ndihmon një ekip të ri me ambicie të rritet në futbollin shqiptar.
nga Mariglen Zhivani