Komuniteti pukjan ne SHBA, ndihmoi te varfrit, kryebashkiaku Dodaj i falenderon: “Na ndaloi ligji zgjedhor ti publikonim me heret por ju jeni..

Kryebashkiaku i Pukes, Rrok Dodaj, ka falenderuar te gjithe komunitetin Pukjan qe jeton ne Amerike qe ju pergjigj pozitivisht thirrjes per te ndihmuar te varfrit ne kete zone. Ndihmat jane dhene ne muajt e dimrit kur veshtiresite ishin me te medha por bashkia i ka falenderuar sot, duke kujtuar se ligji zgjedhor nuk ua lejonte. Ne postim shkruhet:

📍Mirënjohja ndaj çdokujt që bën diçka dhe kontribuon në vlerat humane dhe solidaritetin njerëzor, tingëllon më bindëse kur shprehet dhe thuhet pa asnjë ndroje, qoftë edhe e vonuar!

📍Një mirënjohje e pakufishme nga ana e institucionit të Bashkisë Pukë dhe kryetarit të saj, z.Rrok Dodaj, i adresohet grupit të donatorëve me banim në New York, që mundësuan mbështetjen e qindra familjeve të bashkisë Pukë dhe të Njësive Administrative të saj, me pako ushqimore me rastin e festave të fundvitit, por që për arsye të ligjit zgjedhor dhe kufizimeve të tij në pasqyrimin e veprimtarive të tilla, ne nuk arritëm t’a shprehim publikisht këtë vlerësim, ndonëse përmes kanaleve zyrtare të komunikimit (e-mail) është përcjellë mesazhi falënderues për çdonjërin prej donatorëve, duke i bashkëlidhur çdo gjë të mundshme që siguron transparencë dhe besueshmëri.

📍Mirënjohja dhe falënderimi duhet të thuhen me fjalë por edhe të shprehen me vepra që sigurojnë transparencën dhe besueshmërinë, si prova të qarta të një raporti sa institucional, aq dhe moral. Dhe këtë ne nuk e bëjmë vetëm sot, por e kemi bërë që nga fillimi i aktivitetit tonë dhe do të vijojmë ta bëjmë gjithnjë dhe me çdokënd.

📍Në emrin e të gjitha familjeve përfituese shprehim mirënjohjen për mbështetjen me pako ushqimore që grupi i donatorëve me banim në NEW YORK akordoi për dhjetëra familje. Një falënderim i përzemërt për çdonjërin prej tyre. Mirënjohje z. Viktor Vorfi, z. Gezim Gjoka, z. Prel Dedaj, z. Agustin Mirakaj, z. Vionist Zmajli, z. Emirjon Hajdari, z. Eduart Gjeloshaj, z. Kristjan Mjerashaj dhe z. Nikolin Mjerashaj.

📍Të jesh mirënjohës është një element njerëzor, një virtyt që padyshim shqiptarët dhe pukjanët veçanërisht e kanë patur gjithmonë dhe do e kenë edhe në të ardhmen.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!