Koncerti i Saimir Pirgut, bllokohen rruget ne Shiroke te Premten

Bashkia Shkodër ka bërë një njoftim për qytetarët në kuadër të koncertit të tenorit të njohur shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, që do të zhvillohet më datë 5 shtator në Shirokë.

Institucioni vendor kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, duke filluar nga ora 16:00 e në vijim, të shmangin lëvizjen me automjete drejt zonës së Shirokës, për të lehtësuar mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor dhe për të evituar trafik.

📌 Masat e Bashkisë Shkodër:

Për banorët e zonës, në raste emergjente, qarkullimi do të devijohet në rrugën “Radovanëve – Shtregullave” dhe “Zarufes”. Do të vihet në dispozicion linja e autobusit Bashkia – Shirokë – Bashkia, falas, me ndalesa sipas stacioneve. Vend-parkimet pranë sheshit në Shirokë do të përdoren vetëm për nevoja të koncertit dhe nuk do të jenë të hapura për publikun. Policia Bashkiake do të jetë në terren për orientimin e trafikut dhe menaxhimin e situatës.

Bashkia Shkodër falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke ftuar të gjithë të marrin pjesë në këtë aktivitet të veçantë artistik.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!