Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje, Rama: Teknologjia dhe integrimi në BE

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, e cila trajtoi sfidat dhe mundësitë që lidhen me ndryshimet gjeopolitike, zhvillimin e teknologjive të reja, domosdoshmërinë e veprimit klimatik dhe ndërtimin e modeleve gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme të qeverisjes.

Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e dy elementeve që sipas tij janë bërë shtylla të forta për Shqipërinë: procesi teknik i integrimit në Bashkimin Evropian dhe përparimet teknologjike.

“Është i vetmi kanal ku mund të transferojmë njohurinë dhe të tregon se si të ndërtosh institucionet. Kur nuk ke institucionet është një bekim dhe si Shqipëria ka për të ndërtuar institucionet nëse nuk e bën përmjet këtij kanali dhe këtij proces. Në fund është një kurbë mësimi dhe teknologjia e re mund të në jap vendeve si ne mundësinë që të bëjmë hapa që përndryshe do të ishin të pamundura,” u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se inteligjenca artificiale i ka dhënë vendit mundësinë të përshpejtojë hapat drejt integrimit, që ndryshe do të ishin të pamundura.

Ai përmendi gjithashtu përparimin e bërë në fushën e prokurimeve publike, duke theksuar synimin që Shqipëria të krijojë modelin e parë në Evropë ku të gjitha procedurat të menaxhohen plotësisht nga inteligjenca artificiale.

“Nëse teknologjia nuk do ishte e zbatueshme si do të kishim ne mundësinë që të jemi në atë pozicion që të ofronin me qindra shërbime online. Kemi krijuar një model që funksion për ne përmes inteligjencës artificiale dhe ajo që të tjerët e bënë për 7 vite ne mund ta mbajnë në më pak se 2 vite dhe jemi duke e bërë shumë shpejt. Kjo do ishte e pamundur pa teknologjinë. Për prokurimet publike ne kemi bërë progres të konsiderueshëm dhe synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë përmes inteligjencës artificiale, do jetë komplet me inteligjencë artificiale nga A-ja te Zh-ja. Kjo do i bëjë transparente dhe jo të kontestueshme prokurimet publike. Këto janë dy aleatet tona të mira që na dha koha, pjesa e transferimit të njohurisë përmes BE dhe teknologjia. Për ne procesi është po aq i rëndësishëm se rezultati përfundimtar, ai i integrimit, udhëtimi është ai që ne kemi nevojë, nëse veprojmë si një vend i BE ko do të ishte trashëgimia më e madhe që mund t’i japim fëmijëve tanë”, tha Rama.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!