Kraja, një vend që të fton gjithmonë me bukurinë e saj natyrore, traditat e ruajtura dhe shpirtin mikpritës të njerëzve.
Në gusht, ajo vishet ndryshe. Më e gjallë, më e mbushur, më emocionale, sepse bijtë e saj kthehen në vendlindje për Festën e Diasporës.
Një ndër aktivitetet tradicionale është Mbrëmja e Diasporës, e cila organizohet me një koordinim të shkëlqyer mes Shoqatës Kraja në Amerikë dhe degës së saj në atdhe.
Kjo shoqatë ka bërë një punë të jashtëzakonshme, jo vetëm në organizimin e eventeve kulturore, por edhe në fushata bamirësie që ndihmojnë banorët vendas.
Gjithçka është vullnetare dhe buron nga dashuria për vendin.
Koncerti nisi me performancat e artistëve të zonës dhe të ftuarve specialë, që sollën muzikë, valle dhe emocion.
Festa e Diasporës është simbol i dashurisë që shqiptarët kanë për vendlindjen.
Një bashkim zemrash, një prekje e rrënjëve, një premtim i heshtur se as largësia, as vitet, nuk e shuajnë mallin.