Kryebashkiaku Beci, njofton rihapjen e aksit Pult–Theth pas punimeve intensive

Rikthehet qarkullimi në aksin Pult–Theth pas ndërhyrjeve intensive

Pas ndërhyrjeve intensive të kryera gjatë ditës së djeshme dhe sot, është bërë i mundur rikthimi i qarkullimit në aksin rrugor nga Guri i Mashes, Njësia Administrative Pult, deri në Theth, Njësia Administrative Shalë, në zonën e Dukagjinit.

Sipas kryebashkiakut Benet Beci, ka përfunduar pastrimi i këtij segmenti rrugor, ku punimet janë shtrirë në një gjatësi prej rreth 32 kilometrash. Në terren kanë qenë të angazhuara dy fadroma, të cilat kanë punuar intensivisht për të larguar inertet dhe për të rikthyer lëvizjen normale të automjeteve.

Ndërkohë, bëhet e ditur se nga dita e nesërme do të vijojnë ndërhyrjet edhe në degëzimin e fshatit Marknonaj, me shtimin e mjeteve të rënda në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe funksionimit normal të aksit rrugor.

Punimet do të vijojnë deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Postimi i plotë i kryebashkiakut Benet Beci:

“Pas ndërhyrjeve intensive të kryera gjatë ditës së djeshme dhe sot, tashmë kalimi është i mundur nga Guri i Mashes, njësia administrative Pult deri në Theth, Njësia Administrative Shalë, në zonën e Dukagjinit. Është përfunduar pastrimi i këtij segmenti rrugor, punimet janë shtrirë në një gjatësi prej rreth 32 km rrugë, me angazhimin e dy fadromave, duke rikthyer qarkullimin.

Ndërkohë, nga dita e nesërme do të vijojnë ndërhyrjet edhe në degëzimin e fshatit Marknonaj, me shtimin e mjeteve të rënda në terren, për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aksit rrugor.

Punimet do të vijojnë deri në stabilizimin e plotë të situatës.”

Home » Politike » Kryebashkiaku Beci, njofton rihapjen e aksit Pult–Theth pas punimeve intensive

Lajme te tjera

error: Content is protected !!