Kryebashkiaku Beci prezanton projektet e miratuara: Ja si do te ndryshojne shkollat ne Shkoder

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale lidhur me fokusin e Buxhetit 2026, duke theksuar transparencën dhe projektet konkrete për zhvillimin e qytetit.

Sipas Becit, java nis me rubrikën #Buxheti2026, ku vëmendja kryesore i kushtohet arsimit. Ai nënvizon se investimet do të fokusohen në shkolla, kopshte dhe ambiente sportive, me synimin për të garantuar kushte më të mira për fëmijët dhe të rinjtë e Shkodrës.

Kryebashkiaku shprehet se këto investime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj, duke e konsideruar arsimin si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të qytetit.

Home » Aktualitet » Kryebashkiaku Beci prezanton projektet e miratuara: Ja si do te ndryshojne shkollat ne Shkoder

Lajme te tjera

error: Content is protected !!