Kënaqësi të shohësh arritjet e nxënësve të shkollave
të Shkodrës në sistemin parauniversitar. Fryt i punës dhe përkushtimit të drejtuesve, mësuesve dhe prindërve, që na bëjnë krenar të gjithëve.
Si Këshill i Qarkut Shkodër do të jemi gjithmonë mbështetës kryesor i çdo nisme dhe investimi që ka në fokus zhvillimin e arsimit dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhenies për fëmijët e qarkut Shkoder.
Shkodra vitet e fundit ka njohur arritje të rëndësishme dhe investimet e fundit ja kanë ndryshuar faqen shkollave tona, duke i kthyer në mjedise dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit.
Çdo investim në dije është investim për të ardhmen dhe që i shërben Shqipërisë
në rrugën drejt anëtarësimit në BE![]()

