“Kupa e Ikonave – Feti Dizdari”, nder për legjendat e atletikës shqiptare në Shkodër

Në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” u zhvillua sot veprimtaria sportive “Kupa e Ikonave – Feti Dizdari”, një aktivitet solemn dhe sportiv në nderim të një prej figurave më të shquara të atletikës shqiptare.

Ngjarja u organizua në kuadër të iniciativës “Shkodra – Qyteti Europian i Sportit 2025” dhe mblodhi sportistë nga disa qytete të vendit, të cilët morën pjesë në garat atletike dhe aktivitetet festive që e shoqëruan këtë ditë të veçantë.

Moment i veçantë i aktivitetit ishte ndarja e titujve të mirënjohjes për Feti Dizdarin – emër legjendar i sportit shqiptar – si dhe për figura të tjera të njohura të atletikës shkodrane, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë sportive të vendit.

Përmes kësaj veprimtarie, u vlerësua jo vetëm kontributi i ikonave të së kaluarës, por edhe u nxit pjesëmarrja dhe fryma sportive ndër brezat e rinj, duke i dhënë më shumë jetë misionit të Shkodrës si një qendër e rëndësishme sportive në nivel kombëtar dhe europian.


Lajme te tjera

error: Content is protected !!