Kupa “Muhamet Gradeci” në shah / Fitues Bernard Leka dhe Markels Çapaliku

Ka përfunduar Kupa “Muhamet Gradeci” në shah në përkujtim të një vjetorit të ndarjes nga jeta të ish kampionit si sportist dhe trajner Muhamet Gradeci. Aktivitet ky, i organizuar nga Unioni i Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”  në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Shahut që përkoi edhe me 101 vjetorin e FIDEs, federate ndërkombëtare e shahut.

 Vendin e parë në disiplinën klasike e fitoi shahisti veteran, Bernard Leka, i ndjekur nga Elhajd Alija dhe Erion Temali.

 Ndërkohë, në konkurimin Blic, fitues i vendit të parë është shpallur Markels Çapaliku, i ndjekur nga Eron Temali dhe Aurel Delija.

Në përfundim të aktivitetit, ku të pranishëm edhe pjesëtarë të famiuljes Gradeci, është organizuar ceremonia e mbylljes, ku gjatë fjalës së tij, sekretari i Unionit të Shahistëve të Veriut, Eduard Hoxha, ka përgëzuar shahistët përkatës për nivelin cilësor të prezantuar në të gjashtë ditët e aktivitetit, ndërsa ka dorëzuar edhe diplomat dhe kupat përkatëse për shahistët fitues.

Duke folur në emër të familjes Gradeci, djali i ish- kampionit Muhamet Gradeci, Alket Gradeci, ka falenderuar organizatorët për nderimin që i bë babait të tij.

Unioni i Shahistëve të Veriut, ka në program edhe veprimtari të tjera që do të zhvillohen gjatë periudhës së verës dhe më tej.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!