Lezha do të bëhet shembull i kujdesit social për të moshuarit me ndërtimin e Qendrës së re për moshën e tretë.

Në janar të vitit të ardhshëm, Lezha do të bëhet shembull i kujdesit social për të moshuarit me ndërtimin e Qendrës së re për moshën e tretë dhe mensës sociale. Ky projekt madhor, me vlerë 2.3 milion euro, do të financohet nga Fondacioni Jetimet e Ballkanit dhe pritet të transformojë ndjeshëm mënyrën se si trajtohen të moshuarit dhe shtresat në nevojë në këtë bashki. Marrëveshja për ngritjen e kësaj qendre është nënshkruar nga kreu i Bashkise Pjerin Ndreu dhe drejtuesi i fondacionit, Halil Kastrati, duke i hapur rrugë një projekti që përfshin ndërtimin e një infrastrukture moderne dhe funksionale, ku të moshuarit do të marrin kujdes të integruar shëndetësor, social dhe psikologjik.

Me këtë investim, Lezha jo vetëm që përforcon dimensionin social të politikave lokale dhe do të përfshijë të moshuar edhe nga zonat rurale përmes sigurimit të transportit, në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë kujdesit.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!