Liga e Kombeve për femra/ Dy ‘betejat’ finale. Grima publikon listen. Per here te pare vetem 3 futbolliste te Vllaznise

Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll është gati për dy ndeshje vendimtare ndaj Qipros, të vlefshme për fazën “play-out” të UEFA Nations League, ku do të përcaktohet nëse skuadra kuqezi do të mbetet në Ligën B apo do të zbresë në Ligën C sezonin e ardhshëm.

Grumbullimi zyrtar i vajzave do të nisë të hënën, ndërsa trajneri Armir Grima ka publikuar listën me emrat e thirrur për këto dy sfida.

Në listë bie në sy një fakt i pazakontë: për herë të parë në histori, Kombëtarja e femrave ka vetëm tre lojtare nga Vllaznia e Shkodrës, skuadra që për më shumë se një dekadë ka qenë baza kryesore e përfaqësueses dhe dominon futbollin femëror në vend.

Tekniku Grima ka përfshirë në grumbullim tre portiere – Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu dhe Klesjana Spaho – si dhe nëntë mbrojtëse: Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera Tukaj, Leonora Dedgjonaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Suzane Vuksani, Aglia Iliadhi dhe Sara Maliqi.

Në mesfushë janë thirrur Xhesika Ndoj, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Erjona Emerllahu, Ilarja Zarka, Mesuare Begallo, Qëndresa Krasniqi dhe Mimoza Hamidi, ndërsa repartin e sulmit e përbëjnë Fortesa Berisha, Valentina Troka dhe Florentina Kuqi.

Dy përballjet do të zhvillohen më 24 tetor në stadiumin “Antonis Papadopoulos” të Larnakës në orën 18:00 dhe më 28 tetor në “Air Albania” po në orën 18:00.

Këto ndeshje do të jenë një test i rëndësishëm jo vetëm për qëndrimin në Ligën B, por edhe për fazën e re që po kalon Kombëtarja e femrave, me një strukturë lojtareve gjithnjë e më të ndryshme nga dominimi tradicional i Vllaznisë.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!