Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri, mjeti tip Volkswagen, me drejtues shtetasin I. K. 68 vjeç, ka përplasur shtetasin A. M. 59 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A. M. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.