Marash Kumbulla, djali nga Dukagjini, le pas demtimin dhe rikthehet gati për Kombëtaren

Jemi vetëm dy ditë larg shpalljes së listës së Kombëtares nga Sylvinho, dhe lajmet për Shkodranin Marash Kumbulla, djali nga Dukagjini, janë pozitive. Mbrojtësi duket se ka lënë pas dëmtimin që e kishte ndalur disa muaj më parë dhe me shumë gjasa do të jetë i gatshëm për dy sfidat kyçe të nëntorit.

25-vjeçari, që luan te Mallorca, ka nisur stërvitjen individuale prej disa ditësh dhe herë pas here është bashkuar edhe me ekipin e parë, duke i dhënë shpresa se do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e klubit spanjoll ndaj Getafes.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Shkodrani Marash Kumbulla mund të jetë pjesë e përfaqësueses shqiptare për duelet ndaj Andorrës më 13 nëntor dhe Anglisë më 16 nëntor në “Air Albania”. Takime këto vendimtare për fatin e kuqezinjve në kualifikueset e Kupës së Botës 2025.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!