Maratona e Shkodrës/ Nesër bllokim i disa akseve rrugore nga ora 07:30 deri në 13:00

Në kuadër të zhvillimit të Maratonës së Shkodrës, Bashkia njofton se ditën e nesërme do të ketë bllokim të qarkullimit në disa akse rrugore të qytetit. Kufizimi do të zgjasë nga ora 07:30 deri në orën 13:00.

Segmentet që do të qëndrojnë të bllokuara janë:

  • Sheshi Demokracia
  • Sheshi Parrucë
  • Sheshi Balshaj
  • Karrëxhata perëndimore e Bulevardit “Mehmet Pashë Plaku”
  • Sheshi Isa Boletini
  • Aksi “Daut Boriçi”

Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për respektimin e këtyre kufizimeve gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, i cili pritet të sjellë një atmosferë festive në qytet.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!