Masakra e Shkodrës/ Policia rindërton ngjarjen përmes kamerave të sigurisë, çfarë dëshmoi Mustafa Lici për lidhjen me autorin

Hetimet për Ragip Gilën pas masakrës së Shkodrës

Policia e Shkodrës po vijon hetimet intensive për zbardhjen e masakrës që tronditi qytetin. Uniformat blu po rindërtojnë përmes kamerave të sigurisë lëvizjet e autorit të dyshuar, Ragip Gila, para dhe pas ngjarjes së rëndë.

Pas arrestimit, Gila është shoqëruar për të shpjeguar itinerarin e ndjekur për t’u larguar, por gjatë dëshmisë ai ka qenë kontradiktor.


Dëshmia e Mustafa Licit për banesën me armë dhe municione

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se është marrë dëshmia e Mustafa Licit, lidhur me banesën e motrës së tij ku u gjetën armë, municione dhe një dron.
Lici deklaroi se motra e tij, e cila jeton jashtë vendit, e ka dhënë banesën me qira dhe ka premtuar dorëzimin e kontratës për ta provuar këtë fakt.


Dyshime për bashkëpunëtorë dhe larje hesapesh

Policia dyshon se, përveç Barush Bregut dhe 17-vjeçarit të shpallur në kërkim, Ragip Gila mund të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Hetimet paraprake sugjerojnë se krimi është urdhëruar nga një grup kriminal, si pjesë e një larjeje hesapesh në Shkodër.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!