Mbahet në Prishtinë turneu ndërkombëtar i Judos. Dy medalje të arta për ekipin “Besëlidhja”

Është zhvilluar në Prishtinë të Kosovës, Turneu Ndërkombëtar i Judos “Adem Jashari”, ku morën pjesë sportistë nga Sllovakia, Sllovenia, Polonia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Ekipi i klubit Besëlidhja u përfaqësua nga dy sportistë dhe arriti të triumfonte duke fituar dy medalje të arta:

• Flavio Marku – 90 kg Kampion

• Dritan Zefi – 81 kg Kampion

Një moment i veçantë i këtij turneu ishte pjesëmarrja e Dritan Zefit, i cili vjen nga Shoqata e të Verbërve Lezhë. Për të ishte hera e parë që merrte pjesë në një ndeshje judo, ku u përball me një koleg nga Prishtina në një duel miqësor dhe emocionues, duke lënë një shenjë të veçantë me performancën e tij.

Ky sukses për “Besëlidhjen” tregon rritjen e nivelit të sportistëve lezhjanë në garat ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit në skenën e judos. nga Lezhapress

Lajme te tjera

error: Content is protected !!