Menaxhimi i plazheve këtë sezon nga Bashkia Lezhë solli jo vetëm kushte më të mira për pushuesit, por edhe një bilanc pozitiv në të ardhura. Administrimi u bë përmes shoqërisë “Lezha Invest”, e cila pavarësisht disa sfidave arriti të garantojë një klimë të përshtatshme për vizitorët. Drejtori i “Lezha Invest”, Besmir Frroku, tha se fitimi neto kapërceu shifrën e 19 milionë lekëve, duke administruar vetëm 20% të bregdetit, ndërsa pjesa tjetër mbeti publike pa pagesë. Ai theksoi se disa problematika janë tejkaluar dhe tashmë po planifikohen përmirësime të mëtejshme, pasi me përfundimin e kontratave 5-vjeçare të operatorëve privatë, sipërfaqja e administruar nga bashkia do të zgjerohet.
Besmir FRROKU – Drejtor i Lezha Invest, Bashkia Lezhë
Raporti i analizës për menaxhimin e plazheve u miratua edhe nga Këshilli Bashkiak, i cili vlerësoi suksesin dhe performancën e arritur gjatë këtij sezoni.


